Analiza e kompjuterizuar e flokeve

Analiza e kompjuterizuar e flokëve (Fototrikogram) është një metodë  qe perseritet e kontrollit te flokeve e cila mund te aplikohet lehte dhe nuk eshte invazive. 
Me analizën e kompjuterizuar të flokëve;
• Mund te percaktohet lloji i rënies së flokëve  
• Mund te matet shkalla e rënies së flokëve  
• Mund te llogaritet dendësia e flokëve.
• Mund te shqyrtohet trashësia e flokëve 
• Mund te matet raporti i flokëve që është  në periudhën e anogenit dhe telogenit 

Analiza e flokeve na jep informacion rreth gjendjes së flokëve të pacientëve. Përveç kësaj, të dhënat e marra na japin mundësi të komentoni mbi rënien (humbjen) e flokëve që mund të ndodhë në nje te ardhme te afërt.

Në fotot me zmadhim 40 herë  përcaktohet se në cilat zona duhet të mbillen flokët.Gjendja e flokëve të cilat janë  para dhe pas transplantit (mbjelljes) të flokëve mund të krahasohet me fotografitë dhe analizat numerike.Nëse pacienti nuk është  i përshtatshëm per transplantin (mbjelljes) e flokëve ose dëshiron të kryejë një trajtim tjetër përveç mbjelljes së flokëve; kryesisht  mezoterapine e flokëve, rezultatet e trajtimeve mjekësore  mund të ndjeken (gjurmohen)  me analizën e flokëve në mënyrë  më të besueshme dhe objektive.Analiza e flokeve është një shërbim që ofrohet pa pagesë për pacientët të cilët aplikojnë në shumicën e klinikave per shkak te problemeve qe kane me floket.