TEKNIKA PRP (Platelet Rich Plasma)

Ka disa shkaqe kryesore të renjes së flokëve dhe çrregullimeve të tjera që ndodhin në lëkurën e njeriut. Enët kapilare që ushqejnë rrënjët e flokëve transportojnë  materialet e nevojshme konstruktive  në rrënjët e flokëve me ane te qarkullimit te gjakut.

Gjaku ynë është një lëng i gjallë që lëviz  vazhdimisht. Ky lëng përbëhet nga dy pjesë themelore.

Ne kohet e sotshme, për fat të keq, ka shumë faktorë që parandalojnë ushqimin  e  nevojshëm te rrenjeve te flokëve. Faktorët më të rëndësishëm  janë faktorët gjenetikë, çrregullimet e qarkullimit të gjakut dhe plakja, ashtu siç jane edhe pirja e duhanit, dietat e pabalancuara, produktet kozmetike të përdorura

Ekzistojne mesatarisht 5-6 litra gjak në trupin e njeriut. 50-60%  i këtij gjaku perbehet nga plazma e lëngshme. Pjesa tjeter perbehet nga disa lloje qelizash.

Qelizat themelore të gjakut përbëhen nga 3 qeliza themelore: eritrocitet (qelizat e kuqe të gjakut), leukocitet (qelizat e bardha të gjakut) dhe trombocitet (qelizat qe ndihmojne  koagulimin e gjakut).

Trombocitet janë qelizat më të vogla të gjakut. Detyra kryesore e tyre eshte të sigurojnë koagulimin e gjakut.

Ne raste  kur një pjese nga trupi ynë  është prerë ose plagosur trombocitet që jane brënda gjakut dalin ne siperfaqe dhe ndalojne gjakderdhjen dhe formojne një shtresë mbrojtëse që parandalon gjakderdhjen në vendin e plagës.

Kjo shtresë gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në shërimin e plagëve. Falë funksioneve dhe ndihmes se trombociteve formohen inde të reja.

Kur dregeza që është mbi plagë bie, shohim se riformohet  një lëkurë  në pjesën e poshtme. Kjo fuqi sheruese e trombociteve ka filluar të përdoret në shumë fusha mjekësore

Gjaku juaj është gati për tju kthyer ne formen e mire qe zoteronit dikur.

Kohet e fundit, trajtimi me P.R.P ,fusha e aplikimit e se ciles u zhvillua nga kirurgët specialistë, do te ndihmoje thellesisht qe rrënjët ‘e vdekura’  të flokëve tuaj dhe fijet e flokëve të  cilat  janë holluar ekstremisht do të ringjallen dhe flokët tuaj do të kthehen ne formen e meparshme.

Çrregullimet e qarkullimit, plakja, pirja e duhanit, ushqimi i pabalancuar, produktet e përdorura kozmetike... Trajtimi i flokëve PRP bazohet në parimin e eliminimit të renjes së flokëve, lubrifikimit dhe zbokthit të shkaktuar nga këto kushte të pafavorshme, duke transferuar substancat dhe sheruese të pranishme në gjakun e njeriut  në zonen e flokëve ku hasim probleme.

Këto substanca restauruese dhe konstruktive që gjenden në gjak quhen ndryshe faktori i rritjes,  injektohen në lëkurë me flokë  duke e perhapur ne te gjithe zonen.

Arsyeja e zgjerimit te zones ne te cilen aplikohet PRP(plazma) eshte se kirurgët e specializuar mendojne se trajtimi  PRP e tregon efektin e saj te menjehershem duke nisur me seancën e parë ne krahasim me trajtime të tjera të kryera deri me sot .

Ky aplikim bazohet në rinovimin e indeve ne trupin e njeriut . Në këtë proces që zgjat vetem 30 minuta ne total  nuk ka asnjë dhimbje dhe nuk le asnjë shenje.

Pacienti qe aplikon kete procedure mund të kthehet menjëherë në jetën e tij te perditshme. Trajtimi P.R.P.  i cili fillimisht aplikohet për tre muaj rresht(nje here çdo muaj per 3 muaj rresht).Pas aplikimit per 3 muaj rresht aplikimi njehere ne vit do te ishte i mjaftueshëm.